Lajme

Arrestohet 25 vjeçari në Ferizaj, rrahu nënën e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 14 October 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 01:30.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 01:30 ka pranuar një informacion se në një shtëpi banimi në Ferizaj është një rast i sulmit. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet G.I (M/K) i moshës 25 vjeçar, për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar nënën e tij , duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte demoluar dhomat e shtëpisë”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se i dyshuari  pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Të tjera