Lajme

Arrestohet 24-vjeçari në Mitrovicë, i drejtoi armë një personi tjetër

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 27 April 2021

Një 24 vjeçar është arrestuar sot rreth orës 14:25 në rrugën “Rozafa” në Mitrovicën e jugut.

Zyrtarët policorë për një çast kanë vërejtur se personi i dyshuar po ekspozonte armën në drejtim të një personi tjetër.

Arrestohet një shqiptar në Itali, u kap me 138 kilogramë drogë

-Advertisement-

Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar nga i cili është sekuestruar një armë e llojit “Pistoletë” me dy fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

“Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A. H., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është ë liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve””, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera