Lajme

Arrestohen tre të dyshuarit që dëmtuan një flamur në Graqanicë

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 30 May 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të cilët po dyshohen për dëmtimin e një flamuri në Graqanicë.  

“Pas pranimit të informatës lidhur me dëmtimin e një flamuri në Graqanicë, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, policia menjëherë ka nisur një hetim i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar”, thuhet nw njoftim.

Të arrestuarit në ketë rast janë: E.B, mashkull, 22 vjeç, Sh.V. mashkull, 22 vjeç dhe E.G, mashkull, 31 vjeç.

Sipas policisë është hap rast për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Universiteti #1 në SHBA për inovacion vjen në Kosovë?

Të tjera