Lajme

Arrestohen tre të dyshuar për ‘falsifikim të parasë’

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 09 February 2018

Gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës janë arrestuar tre person në komunën e Kllokotit nën dyshimin për falsifikim të parasë, transmeton Infokusi.com.

Tek të dyshuarit janë sekuestruar përgjithshme prej 19.200 €  të falsifikuara të cilat do të shiteshin për 5.000 € origjinal.

Një nga të dyshuarit është shtetas i Maqedonisë ndërsa dy të tjerë shtetas të Kosovës.

-Advertisement-

” Si rezultat i hetimeve disa mujore  dhe  aplikimit të masave të fshehta dhe teknike nga Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion në Gjilan,  janë siguruar informata të nevojshme dhe me datën 07.02.2018, është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Gjilan, për simulimin e blerjes së parave të dyshuara si të falsifikuara nga personat e dyshuar.

Gjatë realizimit të urdhëresës, me rastin e simulimit të veprës penale, njësitet policore kanë arritur të ndalojnë tre persona të dyshuar, (në një pompë të derivateve në komunën e Kllokotit) dhe gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar; një armë e llojit bereta, me 6 copë fishekë, para në kartëmonedha prej 192×100 me vlerë të përgjithshme prej 19.200 € (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind) €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Vlen të cekët se kjo shumë e parave të falsifikuara do të blihej për 5.000 (pesë mijë) euro para origjinale.

Në këtë operacion policor janë arrestuar të dyshuarit:

  • B. S.                 lindur me 1986           m/sh, shtetas i Maqedonisë
  • B. R.                lindur me 1997           m/sh/k
  • B. R.                lindur me 1993           m/sh/k

Pas arrestimit të personave të dyshuar, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjilan i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e tre të dyshuarave të lartshënuar.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera