Lajme

Arrestohen tre persona për posedim të drogës

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 27 October 2021

Policia ka arrestuar tre persona në fshatin Stubëll të Gjakovës, tek të cilët janë gjetur mbi 5.5 kg. substancë narkotike të llojit marihuanë, shkruan Gazeta Infokus.

Të martën njësitë e policisë me urdhëresë të gjykatës kanë bërë kontroll në shtëpitë e tre të dyshuarve.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar 5 kg e 571 gram substanca të dyshuara të llojit marihuanë, tri vetura, katër telefona, një armë gjuetie dhe një granatë dore”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera