Lajme

Arrestohen tre persona për eksport e import të armëve

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 29 June 2018

Policia e Kosovës mëngjesin e së premtes ka arrestuar tre persona të dyshuar për import  eksporti dhe shitje të armëve.

Sipas komunikatës së Policisë të arrestuarit janë M. S. lindur me 1972, J. G. lindur me 1982 dhe Sh. K. lindur me 1974, shkuan GazetaFokus.

Gjatë operacionit janë kontrolluar tri shtëpi në Skenderaj dhe janë konfiskuar, 6 armë, municion 271 cal të ndryshëm, dhe 7 karikatorë.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë komunikatën e PK-së:

“Me qëllim të luftës kundër të gjitha dukurive negative Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, kanë realizuar operacionin policor të koduar “URA”, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar.

Të dyshuarit e arrestuar lidhur me këtë rast dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ të sanksionuara nga neni 372 i KPRKsë.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar në këtë rast janë:
 M. S. lindur me 1972 m/sh/k
 J. G. lindur me 1982 m/sh/k
 Sh. K. lindur me 1974 m/sh/k

Lidhur me rastin, me urdhëresë të gjykatës kompetente, janë kontrolluar 3 (tri) lokacione shtëpi me objekte përcjellëse të ndryshme në Skenderaj, me ç ‘rast janë sekuestruar:
 6 armë (1 AK 47, 3 të gjata, 2 revole),
 municion 271 cal të ndryshëm,
 7 karikatorë.
Tre personat e dyshuar për kryerjen e veprave penale janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje.

Ky operacion policor është mbështetur nga njësitet speciale operative, njësitet me qenë (K 9) dhe njësitë e rajonit të Mitrovicës. “, thuhet në njoftimin e PK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera