Lajme

Arrestohen tre persona në aeroport, dyshohen për falsifikim të dokumenteve

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 22 December 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona të dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare, përfshirë leje qëndrim, vizë dhe pasaportë.
Sipas policisë, në tri raste të ndryshme janë hasur këta persona gjatë verifikimit dhe kontrollimit të dokumenteve.

Lidhur me çështjen me urdhër të prokurorit janë iniciuar rastet dhe personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Realizimi i detyrave dhe autorizimeve policore në mënyre profesionale ka rezultuar që, dje më datë 21.12.2021, rreth orës 19:00, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “Adem Jashari” gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve për kalimin e kufirit, respektivisht për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, në tri raste kanë hasur në tre (3) persona të dyshuar, të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve (leje qëndrim, vizë dhe pasaportë) janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kufitare kosovare.

Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë iniciuar rastet, ndërsa tre (3) personat e dyshuar pas arrestimit janë derguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.

Autoritetet e Policisë së Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera