Arrestohen tre persona, konfiskohen mbi 850 gramë marihuanë
Autori: Gazeta inFokus
15:27 | 06 September 2021
Tre persona janë arrestuar në Prizren. Të tre personat u kapën në flagancë me dyshimin se kanë shitur drogë të llojit marihuanë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 850.56 gramë substancë e dyshuar marihuanë e cila ishte e ndarë në paketime të vogla.
“Me datë 05.09.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Njësia Rajonale në Prizren përmes rrugëve operative ka pranuar informata relevante nga terreni se të dyshuarit O.SH (1997), F.B (1988) dhe H.SH (1995) në Prizren, dyshohej se ishin duke shitur dhe shpërndarë substanca narkotike të llojit marihuanë. Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë dhe pas një pune operative dhe hetimore kanë arrestuar në flagrancë tre të dyshuarit e lartëcekur”, njofton Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie.
Tutje thuhet se “në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe të një lokali të cilin të dyshuarit e lartëcekur, dyshohet se e shfrytëzonin për paketim, shitje dhe shpërndarje të substancave narkotike të llojit marihuanë”.
Gjatë operacionit janë konfiskuar substanca të ndryshme të drogës, por edhe telefona.
“Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes janë konfiskuar si provë materiale: dy (2) qese plastike me substancë të dyshuar për narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.37 gramë, njëzet e tetë (28) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 21.44 gramë, mbetje e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.44 gramë, një (1) peshore elektronike me mbishkrimin “Pocket Scale “ tetëdhjetë e shtatë (87) qese të zbrazura plastike, një (1) qese plastike ngjyrë e bardhë , brenda saj ishin disa dëshmi, një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 20.74 gramë, një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 315.38 gramë, mbetje e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 99.74 gramë ( brenda me qese dhe cigare të përdorura), një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 12.66 gramë, një (1) kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 374.79 gramë, një (1 ) motor pa targa, me çelsa të motorit dhe çelësi i lokalit që është shfrytëzuar nga njëri prej të dyshuarve të arrestuar (O.SH). Një (1) telefon celular ‘Samsung‘ pronë e të dyshuarit O. SH. Një (1) telefon mobil ‘Iphone 12’”, thuhet në komunikatë.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge” neni 267 i KPK-sё.
Ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i tretë me urdhër të prokurorit të shtetit në Prizren i dorëzohet stacionit policor në Prizren për procedurë të mëtutjeshme hetimore lidhur me veprën “ Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...































