Lajme

Arrestohen tre persona, kërkuan kompensim prej 15 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 26 February 2019

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka bërë arrestimin e tre personave nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, legalizim i përmbajtjes së rreme dhe mashtrim.

Të dyshuarit e arrestuar janë M.A.  lindur më 1965, ish-pronar i një kompanie të derivateve,Rr. M. lindur më 1980, përmbaruese private dhe A.M. lindur më 1990, menaxher i një kompanie.

E dyshuara, Rr. M.  ka përpiluar urdhrin përmbarues të mbështetur në dokumente me përmbajtje të pavërtetë faturë, e cila është paraqitur në gjykatë.  I dyshuari M.A ka përpiluar dokumente me përmbajtje të pavërtetë duke kërkuar nga Dogana e Kosovës kompensim për ruajtjen e derivateve të naftës.

-Advertisement-

I dyshuari A. M. me qëllim që t’i ndihmojë të dyshuarit M. A. ka lidhur marrëveshje me përmbajtje të pavërtetë për ruajtjen e derivateve në rezervarët e kompanisë së tij. Ndërsa,

Kurse, i dyshuari i tretë me inicialet M. A.  në emër të ruajtjes së derivateve nga viti 2001 për Doganat e Kosovës, ka ushtruar padi në gjykatë, përmes se cilës ka kërkuar kompensim nga dogana në vlerë prej  14 milionë e 131 mijë e 529 euro në emër të ruajtjes së derivateve.

Tre të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, iu ështëcaktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera