Lajme

Arrestohen të dyshuarit që shkruanin grafite në gjuhën serbe në Obiliq

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 18 May 2017

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit serb, pasi dyshohet të kenë shkruar grafite në shkollën fillore dhe të mesme “Pandeli Sotiri” në fshatin Plemetin të Obiliqit mes datës 19 dhe 20 prill të këtij viti.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe faktin se grafitet e shfaqura në përmbajtje nxisin ose përhapin publikisht urrejtje, përçarje ose mos durim, midis grupeve kombëtare, policia menjëherë dhe me përkushtim të madh ka filluar hetimin specifik lidhur me rrethanat dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me këtë rast janë arrestuar F. Stoliq, 17 vjeç, serb, shtetas i Republikës së Kosovës dhe  J. Jakovleviq 20 vjeç, serb, po ashtu shtetas i Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Nga të dyshuarit është sekuestruar edhe një sprej që dyshohet të jetë përdorur për shkrimin e grafiteve.

Përkitazi me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit  dhe me rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti penal nën dyshimin për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik,  konform Nenit 147, të KPRK-së.

Pas përfundimit të  veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale të dyshuarit janë lënë të lirë në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera