Lajme

Arrestohen të dyshuarit për fajde

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 15 February 2018

Në raportin e Policisë është bërë e ditur së gjatë të mërkurës policia ka bastisur dy lokacione. Kjo ngase dy të dyshuarve i janë gjetur dhe më pastaj konfiskuar armë, kontrata të dyshimta, si dhe telefona.

“Njësitë e DHKO-së pas hetimeve të zhvilluara, janë bastisur dy lokacione të ndryshme pronë e dy të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë, ku janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, 20 fishekë, një sprej, kontrata të shitblerjeve të ndryshme, dokumentacione tjera me shënime të ndryshme, 3 telefona. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera