Lajme

Arrestohen shtatë persona për dhunën e shkaktuar në palestrën e sporteve në Rahovec

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 01 March 2019

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte shtatë persona që shkaktuan dhunë, ngjatë ndeshjes së basketbollit që zhvillohej në palestrën e sporteve në Rahovec në kuadër të “Euroing Kupa e Kosovës – Final 8”, ku gjatë intervenimit dy policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, shkruan inFokus.

Komunikata e plotë e Policisë:

Policia e Kosovës ka pranuar kërkesën nga FBK-ja dhe po ashtu nga klubi i basketbollit të Rahovecit, për të bërë sigurimin e lojës së basketbollit që do të zhvillohej sonte (01.03.2019) në qytetin e Rahovecit. Policia ka përgatitur planin operativ dhe ka ndërmarrë masat e duhura për mbarëvajtjen e ndeshjes sportive në kuadër të “Euroing Kupa e Kosovës – Final 8”.

-Advertisement-

Gjatë zhvillimit të ndeshjes ka filluar një incident mes shikuesve në tribuna, kjo ka bërë që policia të intervenojë dhe të arrestojë shtatë (7) të dyshuar. Gjatë intervenimit dy policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Të arrestuarit janë intervistuar dhe më pas me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë sportdashësit, shikuesit në palestra, që të kenë sjellje dinjitoze dhe sportive, në të kundërtën policia në të gjitha rastet ku do të ketë huliganizëm dhe forma tjera të palejuara, do të intervenojë dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë si në këtë rast, do merren masat adekuate ligjore ndaj atyre që shkaktojnë skena të tilla të padëshiruara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera