Arrestohen pesë të dyshuar për shit-blerje të drogës
Autori: Gazeta inFokus
16:24 | 26 October 2021
Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme janë arrestuar pesë persona për posedim të drogës.
Në rastin e parë Policia në Ferizaj më 25 tetor rreth orës 19:30, kanë ndaluar një veturë me targa vendore në të cilat është gjetur një çantë me marihuanë.
Në këtë rast është arrestuar Xh.G. (1992), ndërsa më pas Policia arrestoi edhe V.B. (1989).
Tek banesa e Xh.G. janë gjetur 13 qese najloni të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me peshë 4.1 gramë. Kurse në banesën e V.B., nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar, një qese najloni me 1283.3 gramë marihuanë, 13 qese najloni të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me peshë 4.1 gramë, 3 telefona celularë, para të gatshme dhe dy vetura, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohë në Gjakovë, pas një kohë të hetimeve, më 26 tetor, janë kontrolluar pronat e të dyshuarve G.I. (1996), J.I. (1992) dhe Rr. Sh. (1999).
Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve G.I. dhe J.I. janë sekuestruar 5 kilogramë e 571 gramë të substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Po ashtu janë sekuestruar tri vetura, katër telefona celularë, një pushkë gjuetie, një karikator, pesë fishekë dhe një granat dore. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit ndalohen për 48 orë.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...


































