Arrestohen pesë persona të dyshuar për “Keqpërdorim të Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”
Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 05 July 2021
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë arrit të sigurojnë dëshmi relevante se personat e dyshuar me iniciale;
(1. F.A; 2. F.R; 3. R.Sh;, 4. Sh.K; dhe 5. S.S;) kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”, gjegjësisht të dyshuarit gjatë implementimit të kontratës (dt.18.07.2019) Asfaltimi rrugëve Rurale në Komunën e Vitisë për LOT I dhe LOT, i dyshuari i parë (F.A.), ka nënshkruar urdhër blerjen në cilësinë e menaxherit të prokurimit, ai ka nënshkruar Urdhër blerjet për hedhjen e zhavorrit në dy rrugë në fshatin Pozheran në vlerë prej 9,747.oo € (nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e shtatë euro), të cilat ishin asfaltuar në vitin 2019.
Tre të dyshuarit (komision) me iniciale (R. Sh.-Kryetar, SH .K. –Anëtar dhe S. S.-Anëtar, për pranim teknik kanë futur në procesverbal të pranimit teknik, si person prezentë “një menaxher të një punishteje”, pa qenë fare prezentë dhe pa pasur njohuri për këtë tender. Sipas dokumentacionit shihen se dy rrugë janë asfaltuar–kryer, paguar në vitin 2019, sipas dokumentacionit Zhavorri është hedhur në vitin 2020 në vlerë prej 6,870.oo €+2877 €=9,747.oo€ (mbi rrugën e asfaltuar) dhe komisioni e ka pranuar këto rrugë të asfaltuara pa i vërejtur pozicionet e zhavorrit. Bazuar në analizë këto situacione janë fiktive.
Sot me datën 05.07.2021 të dyshuarit e lartshënuar janë arrestuar dhe janë intervistuar nga Policia e Kosovës në Gjilan, në prezencën e avokateve sipas detyrës zyrtare.
Pas përfundimit të intervistave, është njoftuar prokurori i lëndës dhe me urdhër të tij, të dyshuarit me iniciale (1. F.A. dhe 2. F.R.) ndalohen në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa të dyshuarit me iniciale (3. R.Sh., 4. Sh.K., dhe 5. S.S.) janë liruar në procedurë të rregullt.
Lidhur me rastin hetime aktive ende janë në proces.
Të tjera
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuzat Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuzat për krime lufte, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare ...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...