Lajme

Arrestohen personat që sulmuan një vajzë në Pejë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 29 December 2017

Para disa ditësh u raportua për një vajzë të mitur e cila u sulmua nga disa persona në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

Lidhur me këtë rast, policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të komunitetit romë.

“Me datën 28.12.2017 janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar, tre meshkuj dhe dy femra K-Egjiptiane – Rome, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një femër të mitur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera