Lajme

Arrestohen personat që bën grafitë kundër VV-së, dyshohet se janë të kësaj partie

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 15 December 2019

Ditëve të fundit nëpër shumë qytete të Kosovës, dolën disa grafitë kundër Vetëvendosjes.

Aty shihej Albin Kurti, Marko Gjuriq e Xhelal Sveçla, shkruan gazeta inFokus.

Kjo erdhi pas një fotografie të këtyre dy të fundit ulur në një tavolinë gjatë një konference në Tiranë.

-Advertisement-

E në grafitet që u shpërndanë anëekënd Kosovës shkruhej “Jo Vetëvendosje, por Negociata, mashtrues dhe nënshtrues”.

Këto nuk dihet kush i ka bërë, megjithatë Policia në Klinë, ka arrestuar tre persona, shkruan gazeta inFokus.

“Klinë 13.12.2019 – 22:35. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjti kishin bërë disa grafite. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Gazeta inFokus, nga burimet e saj mëson se të tre personat u zunë në flagrancë derisa bënin këto grafitë.

E burimet e Gazetës inFokus brenda Vetëvendosjes bëjnë me dije se të tre personat janë qytetar të Klinës të moshës së re dhe simpatizues të AAK-së së Ramush Haradinajt.

Ajo çka e bën edhe më interesant këtë rast është që pikërisht në Klinë, AAK e Vetëvendosje qeverisin bashkë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera