Lajme

Arrestohen përsëri grupi i rrezikshëm i grabitjeve, u liruan të premten nga gjykata

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 24 September 2020

Anëtarët e grupit të rrezikshëm të dyshuar për grabitje të armatosura, Leutrim Latifi dhe Kastriot Shala, e që nga arratia talleshin me policinë e Kosovës pasi janë liruar të premten nga gjykata në procedurë të rregullt, janë̈ arrestuar përsëri sot në mbrëmje rreth orës 21 bëjnë të ditura burime të indeksonline.

Ende nuk dihet se a janë arrestuar për vrarat që kanë bërë më herët apo për ndonjë vepër të tjetër penale.

Ky grup janë bërë të njohur që para dy viteve me grabitje të armatosura nëpër banka, kazino e qendra tregtare.

-Advertisement-

Gjykata të premten ua ndryshoi atyre masën e arrestit, ku ndodheshin që prej kohës kur ranë në pranga, në procedurë të rregullt ani pse ishin konsideruar si persona shumë të rrezikshëm.

Policia pati ofruar madje edhe shpërblim prej 5000 eurosh për ata që ofronin ndihmë për vendndodhjen e këtij grupi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera