Lajme

Arrestohen pas verifikimeve tre punonjës të Hetimit Tatimor Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 22 July 2017

Pas shkarkimit të Drejtorit të Aluiznit në Berat, ankestat te kryeministri po çojnë deri në arrestime. Policia ka njoftuar arrestimin e tre tatimorëve pas abuzimeve me detyrën.

Tre punonjës të hetimit tatimor në kryeqytet janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Policia e shtetit ka bërë të ditur se janë arrestuar në flagrancë nje specialist dhe dy inspektorë të hetimit tatimor. Arrestimi erdhi pas denoncimit të drejtuar kryeministrit Rama nga administratorja e një kompanie në Spille të Kavajës dhe verifikimeve nga ana e policisë.
Sipas policisë, të tre punonjësit kanë shkuar për kontroll pranë subjektit privat dhe i kanë marrë administratores shumën prej 40 mijë lekë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, për ndjekje dhe hetime të mëtejshme.
Në dëgjesat publike të zhvilluara pas zgjedhjeve elektorale, kryeministri Rama ka ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi të funksionarëve publike.
Pak ditë më parë, drejtori i Aluiznit në Berat u shkarkua pas ankesës së të moshuarës Hëna Caka se prej 5 vitesh nuk arrinte të merrte lejen e legalizmit për një shtesë banese.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera