Lajme

Arrestohen katёr persona të dyshuar për veprën penale `Mashtrim`

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 12 July 2024

Drejtoria Rajonale e Policisë, Sektori Rajonal pёr Hetime, Pejë, ka njoftuar se janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale ‘Mashtrim’.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë, Sektori Rajonal pёr Hetime, DRP Pejё, mё datё 05.07.2024, ka pranuar informacion se viktima ёshtё duke u mashtruar nga persona tё dyshuar qё nga vitit 2022.

Tutje në njoftim thuhet se viktima ka deklaruar se personave tё dyshuar iu ka dёrguar tё holla nё vlerё prej dyqind e tetëdhjetë mijё (280000) euro, mjete tё cilat viktima ia ka dёrguar qё nga vitit 2022, pёr blerjen e njё lokali”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

“Pas njё pune intensive tё hetuesve Rajonal me datё 09.07.2024, janё arrestuar dy (2) persona tё dyshuar, nё vazhdën e hetimit tё rastit me datё 11.07.2024 janё arrestuar edhe dy (2) tё dyshuar tjerё: F.D. e lindur me 1999,B.M. i lindur me 1992, M.N. i lindur me 1982, L.D. e lindur me 1994”, thuhet në njoftim.

Më tej, njoftohet se tё gjithё tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit janë dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera