Uncategorized

Arrestohen katër persona të dyshuar për prostitucion dhe trafikim me njerëz

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 30 August 2021

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale “Trafikim me Njerëz” dhe “Shërbime seksuale të viktimës së Trafikimit” përgjatë së hënës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia, nëpërmjet një komunikate dërguar medieve, teksa ka sqaruar se tre të dyshuarit janë arrestuar më datën 25 dhe 26 gusht, derisa i katërti është kapur sot, shkruan Gazeta Express.

“Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenije Njerëzore (DHTQNJ), me datën 25 dhe 26 gusht 2021, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për kryrjen e veprave penale “Trafikim me Njerëz” dhe “Shërbime seksuale të viktimës së Trafikimit”. Ky operacion policor ka vazhduar edhe sot me datë 30.08.2021, me ç’rast është identifikuar dhe arrestuar edhe personi i dyshuar i katërt nën dyshimin e kryrjes së veprave të njejta penale”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Po ashtu, policia ka treguar se dy viktimave të trafikimit iu është ofruar mbrojtje dhe strehim.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorëve kompetent janë dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera