Arrestohen katër persona për keqtrajtim të fëmijëve
Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 05 July 2017
Policia e Kosovës gjatë një operacioni të zhvilluar ka arrestuar katër persona të dyshuar për keqtrajtim të fëmijëve në Kosovë.
Gjatë operacionit janë identifikuar tridhjetë e dy fëmijë lëmoshëkërkues(20 shtetas të Kosovës dhe 12 shtetas të Shqipërisë), dhe njëzet e një lëmoshëkërkues të moshës së rritur (15 shtetas të Kosovës dhe 6 shtetas të Shqipërisë), transmeton infokusi.com
Njoftimin e plotë të policisë së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:
“ Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka hartuar planin operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmoshëkërkues si viktima të mundshme të trafikimit”, i cili është zbatuar në gjithë territorin e vendit.
Implementimi i këtij operacioni policor ka pasur qëllim identifikimin e viktimave të trafikimit dhe zvogëlimin e pranisë së fëmijëve lëmoshëkërkues në rrugë.
Plani operativ është mbështetur edhe nga akterë tjerë relevantë, si: gjykatat dhe prokuroritë e rajoneve përkatëse, Qendra për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së.
Gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime:
Janë identifikuar tridhjetë e dy fëmijë lëmoshëkërkues (20 shtetas të Kosovës dhe 12 shtetas të Shqipërisë),
Janë identifikuar njëzet e një lëmoshëkërkues të moshës së rritur (15 shtetas të Kosovës dhe 6 shtetas të Shqipërisë),
Janë arrestuar katër persona nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ dhe janë ngritur njëmbëdhjetë kallëzime penale mbështetur në po këtë vepër.
Shtetasit e huaj janë dërguar për procedurë të mëtutjeshme në Drejtorinë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime tjera bazuar në ligjin për të Huaj.”/INFOKUSI
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...