Lajme

Arrestohen katër persona për fajde

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 12 Dhjetor 2017

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në fshatin Siqevë të Prishtinës të dyshuar për fajde.

Me urdhër të Gjykatës janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve me që rast janë gjetur një libër me shënime në lidhje me veprimtarinë e dyshuar, 8 fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 5 fishekë, transmeton Infokusi.com

Sipas Policisë të dyshuarit i kanë huazuar një personi dy vetura me vlerë 80.000 euro dhe pastaj nga ky moment kanë filluar t’i llogarisin fajde e që deri më tani vlera ka tejkaluar shumën prej 300.000 euro.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy nga të dyshuarit./INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy