Lajme

Arrestohen katër persona për fajde dhe detyrim

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 22 October 2019

Policia e Kosovës me urdhër për  bastisje të shtëpive, lokaleve, automjeteve dhe pronës së personave të dyshuar për veprat penale fajdeja dhe detyrim në rajonin e Suharekës, kanë arrestuar katër persona.

Gjatë  bastisjes janë arrestuar të dyshuarit L.B., A.B., F.B. dhe F.SH, shkruan gazeta inFokus.

Gjatë kontrollit, në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe sekuestruar pesë vetura luksoze, 37.300 euro, 320 franga zvicerane, 12 telefona mobilë, 19 fishekë të kalibrit 7.62 mm, si dhe një numër i madh i dokumenteve të ndryshme si kontrata te ndryshme mbi shitblerjen e pronave (shtëpi, banesa, lokale, vreshta dhe automjete).

-Advertisement-

Katër personat e dyshuar janë intervistuar dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa po vazhdohet me hetime për të grumbulluar dëshmi relevante lidhur me rastin./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera