Lajme

Arrestohen katër persona në tregun e automjeteve në Prishtinë – ja çfarë konfiskoi policia

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 03 October 2022

Policia e Kosovës gjatë ditës së diele në tregun e automjeteve në Prishtinë, ka arrestuar katër persona.

Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Fillimisht u arrestua i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar elektroshok dhe thika të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar.

-Advertisement-

Personi i dytë u arrestua pasi që ishte hasur në treg duke shituar dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat janë konfiskuar.

Te personi i tretë policia e kishte hasur në treg duke shituar thika të ndryshme dhe boksa të metalit, të cilat janë konfiskuar.

I arrestuari i katërt ishte zënë duke shitur dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë liruar dhe rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i policisë:

IMPORT, EKSPORT, FURNIZIM, TRANSPORTIM, PRODHIM, KËMBIM, NDËRMJETËSIM OSE SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIEVE PLASËSE

“Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar elektroshok dhe thika të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”

“Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”

“Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar thika të ndryshme dhe boksa të metalit, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”

“Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera