Lajme

Arrestohen ish-polici dhe ushtaraku, shpërndanin kokainë tek “Vorri i Bomit” (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 29 April 2017

Një komandant skuadre në Repartin ushtarak Pezë helmes dhe një ish efektiv i policisë, u arrestuan nga uniformat blu të Tiranës pasi akuzohen për shpërndarjen e kokainës në Tiranë.

Policia e kryeqytetit kishte informacion se Drilon  Shqau komandanti 31 vjecar dhe ish punonjësi i policisë Vehbi Teqja 48 vjeç, shpërndanin lëndë narkotike në zonën e njohur si “Vorri i Bomit” në Tiranë.

Kështu, në kuadër të operacionit anti-drogë të koduar  “Last Service”, policia sekuestroi 301 gramë Kokainë dhe arrestoi në flagrancë Shqaun dhe Teqjan, të dy banues në Tiranë.

-Advertisement-

Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe një automjet i tipit Mercedes Benz, si dhe 4 aparate celulare të markave të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera