Lajme

Arrestohen hajnat që vodhën 40 mijë euro pajisje medicinale

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 09 December 2019

Policia njofton se ka arrestuar dy persona për vjedhje të rëndë, që ka ndodhur gjatë muajit të kaluar në Prishtinë.

Rastin për gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan gazeta inFokus.

Rasti ka ndodhur me datën 12.11.2019 në lagjen Emshir, në Prishtinë, saktësisht në një dyqan, ku janë vjedhur pajisje medicinale në vlerë 40.000 euro.
“Nga hetuesit policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë , sot janë arrestuar dy persona, për të cilin egziston dyshimi i arsyeshëm të jenë te përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

-Advertisement-

Rasti ka ndodhur me datën 12.11.2019 në lagjen Emshir, në Prishtinë, saktësisht në një dyqan, ku janë vjedhur pajisje medicinale në vlerë 40.000 euro”, është shprehur zëdhënësja.

Ndërkaq bëhet e ditur që policia janë në kërkim ëdhë të personit të tretë që është në arrati, ndërsa të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan gazeta inFokus.

“Personat e dyshuar pas arrestimit me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë në kapjen e personit të tretë të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë dhe aktualisht ndodhet në arrati”.

Po ashtu hetuesit policorë në kuadër të aksionit bëhet e ditur se kanë kryer edhe tri bastisje në tri lokacione

“Hetuesit policor në kuader të ketij aksioni, ka kryer tri bastisje ne tri lokacione ku ka gjetur dhe sekuestruar nje numer të madh të pajisjeve medicinale , 1 karikator, te armes AK 47, 76 fishekë etj. Ky operacion është kryer në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe gjyqtarin e procedurës praparake”, ka deklaruar zëdhënësja Ahmeti./Gazeta inFokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera