Lajme

Arrestohen hajnat e Vushtrrisë

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 21 November 2018

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në katër raste të ndryshme të veprave penale ‘vjedhje’, raste këto të raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara,  kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy  të dyshuarit G. H., 18 vjeç  dhe R. Th., 21  vjeç.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit  të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera