Lajme

Arrestohen grabitësit e taksistit në Prizren, janë dy 17 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 29 December 2021

Janë arrestuar dy 17- vjeçarë të cilët kishin grabitur një taksist i cili ju kishte ofruar shërbime të Taxit, shkruan Gazeta Infokus.

Njësitë Policore njoftuan se rasti ka ndodhur më datë 14 dhjetor ndërsa gjatë ditës së sotme janë arrestuar të dyshuarit.

“Policia në Prizren, me datë 14 dhjetor 2021, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kishte pranuar një informacion ku dy persona të dyshimtë kishin arritur të grabisin një taksist i cili ju kishte ofruar shërbime “Taxi” të dyshimtëve”, njofton Polica e Kosoves.

-Advertisement-

Policia njoftoi se prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendimin për ndalim të tyre ne afat prej 48 ore.

“Sot me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren janë kontrolluar dy lokacione dhe janë bastisur shtëpitë ku janë gjetur elementet dhe provat e veprës penale të grabitjes. Andaj, të dyshimtit E.K i lindur në vitin 2004 dhe L.B i lindur në vitin 2004, janë identifikuar dhe arrestuar”, njofton Polica e Kosovës.

Ne lidhje më rastin është informuar prokurori i Shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në mbajtje në afat prej 48 orë. Rasti është nën hetime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera