Arrestohen gjashtë shtetas të Shqipërisë, tentuan të trafikojnë armë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
16:16 | 20 August 2022
Policia ka bërë të ditur se ka finalizuar operacionin “Rrugëtimi”, i shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër.
Në sajë të këtij operacioni janë vënë në pranga 6 persona, pasi janë kapur me armë zjarri dhe municione, të cilat sipas policisë, do t’i trafikonin në Kosovë.
“Në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Rr. S, 28 vjeç, banues në Dibër; B. SH., 24 vjeç, banues në Bulqizë, B. N., 33 vjeç, banues në Durrës; U. H., 27 vjeç, banues në Dibër; H. H., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe K. B., 61 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222 mijë lekësh dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Të tjera
-
Tërmete me magnitudë 6.2 dhe 5.8 pranë Rodosit dhe në Turqi
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë goditi gjatë natës pranë ishujve...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
Cana: Besnik Bislimi po e vendos Kosovën në nivelin e shteteve joserioze, po e dëmton imazhin
Ish-diplomati Edon Cana ka folur në lidhje me atë se a ka legjitimitet Besnik...
-
Krejt çka ndodhi dje në takimin mes Bislimit dhe Sorensen: Nga vonesat e ekipit serb te temat kyçe për kufirin, energjinë e Luginën
Kryengociatori kosovar për dialog, Besnik Bislimi, dje është takuar në Brukse...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Sipas Institutit...
-
Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat: Manipulativ dhe hipokrit
Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një post...
-
LDK propozon subvencion emergjent për “Pastrimin”, PDK dhe LVV votojnë kundër
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës,...
-
Identifikohet trupi i pajetë që u gjet para banesës në Prishtinë
Një grua është gjetur pa shenja jete para hyrjes së shtëpisë së saj mëngjesin...
-
Murati flet për rritje historike të pagës mesatare në sektorin privat, s’e përmend inflacionin
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke c...
-
Vrasja e argjentinases, babai i të akuzuarit thotë se viktima kishte rënë nga dritarja pas një mosmarrëveshje me djalin e tij
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Endrit...
-
700 milionë euro për rrymë! Dëgjoni Albin Kurtin – në 5 minuta kuptohet si u ndërtua mafia energjetike nga shërbimi i Millosheviçit përmes Fazlliçit e Hamoviçit
Vetëm pesë minuta nga deklarata e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mjaft...
-
Emisari i BE-së njofton për fazë të re të dialogut Kosovë–Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka ...