Lajme

Arrestohen gjashtë persona në Podujevë, një prej tyre është femër

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 21 June 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Podujevë ku një prej tyre është femër për shkak se janë rrahur në mes vete, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:25, e ku thuhet se rrahja ishte bërë lidhur me një çështje prone.

“Disa prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor pasi kishin lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa një është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në polici është cilësuar si “Lëndimi lehtë trupor”, si dhe është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera