Arrestohen familjarët e ministrit të Kurtit, fituan disa tenderë nga shteti

Autori: Gazeta inFokus
23:18 | 12 May 2022
Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë arrestuar sot dy familjarë të Fikrim Damkës, ministrit të Zhvillimit Rajonal, ka raportuarGazeta Insajderi.
Gazeta zbulon se personat e arrestuar janë Anil dhe Sefçet Damka, të dyshuar për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari Anil Damka është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes, ndërsa i dyshuari Sefçet Damka me rekomandim të mjekëve dhe në konsultim me Prokurorin e rastit për shkaqe shëndetësorë dërgohet për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të Policisë
Sipas policisë gjatë vitit 2021 pronari dhe i autorizuari i një biznesi kanë përfituar tender nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret.
“Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro (një qind mijë euro)”, njofton Policia, transmeton Gazeta Insajderi.
Sipas policisë gjatë vitit 2021 pronari dhe i autorizuari i një biznesi kanë përfituar tender nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret.
“Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro (një qind mijë euro)”, njofton Policia, transmeton Gazeta Insajderi.
Gazeta Insajderi zbulon se Anil Damka, përmes kompanisë së tij MEB L.L.C., vetë gjatë ditëve të fundit ka fituar dy tenderë nga qeveria e Albin Kurtit, ndërkohë kontrata nga shteti kanë fituar edhe më herët.
Më 28 prill, Damka e ka fituar një tender prej mbi 30 mijë eurove, për sigurimin fizik të objektit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor.
Pak ditë më pas, më 4 maj, po MEB L.L.C. e ka fituar edhe një tender tjetër nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për pastrimin dhe mirëmbajtjen e objektit në shfrytëzim të dikasterit të Hekuran Muratit, i cili gjendet në rrugën “Tring Smajli”, në Prishtinë.
Vlera e kësaj kontrate kap shifrën e mbi 12 mijë eurove, zbulon Insajderi.
Gazeta deri në këto momente nuk ka mundur të flasë me familjen Damka, lidhur me rastin në fjalë.
Të tjera
-
Publikohet raporti për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 16 r...
-
Kjo është gjendja e dy të plagosurve në Klinë
Pak më parë Gazeta Infokus, raportoi për të shtëna me armë në Klinë. Nga k...
-
Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim presid...
-
Policia jep detaje për gjuajten me armë në Klinë, plagosen dy persona
Pak më parë Gazeta Infokus raportoi për një plagosje në Klinë, shkruan Gazeta...
-
Apeli anulon vendimin e ZRRE-se për shtrenjtimin e tarifave të rrymës
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ...
-
Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë për takimin e Kurtit me këshilltarin e Biden
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është...
-
Erdogan: Aleatët e NATO-s duhet të respektojnë shqetësimet e Turqisë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha këtë mëngjes se ai pret që aleatët e...
-
Vajza e Hysni Gucatit: Presim brenda 15 ditëve të bëhet ankesa
Vajza e Hysni Gucatit, Ariana Gucati ka folur për KosovaPress pas vendimit të...
-
Ushtari rus i akuzuar për krime lufte pranon fajësinë
Një ushtar rus në gjyq për krime lufte në Ukrainë është deklaruar fajtor për ...
-
Plagoset një person në qendër të Klinës
Një person është plagosur me armë zjarri para disa minutave në Klinë. Sipa...
-
Krasniqi për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt: Drejtësia herëdokur do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas dëni...
-
VoRAE dënon ashpër përjashtimin e fëmijëve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian nga “Festa e Abetarës”
10 nxënës të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian ishin anashkaluar gja...