Lajme

Arrestohen edhe 22 persona në lidhje me kontrabandën në Karaçevë

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 01 October 2020

Prokuroria Themelore në Gjilan, në orët e para të mëngjesit të së enjtes në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencitë të tjera të zbatimit të ligjit, kanë zhvilluar një aksion në tërë territorin e Kosovës, ku kanë arrestuar edhe 22 persona që ndërlidhen me rastin e Karaçevës.

Këto u bën të ditura në një konferencë të përbashkët të Prokurorisë Themelorë në Gjilan dhe Policisë së Kosovës.

Kryeprokuri i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku tha se ky aksion i ndërmarr në nivel vendi është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në mbrëmjen e 18 shtatorit të vitit 2020 në Karaçevë të Kamenicës dhe rajone të tjera të Kosovës

-Advertisement-

“Ky aksion i zhvilluar ka qenë vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në mbrëmjen e 18 shtatorit të vitit 2020 në Karaçevë të Kamenicës dhe rajone të tjera të Kosovës, i cili operacion kishte rezultuar me 37 persona të ndaluar, ku në mesin e tyre janë ndaluar edhe 12 zyrtarë policorë të cilët dyshohen se janë të përfshirë në kontrabandim me mallra dhe bixhoz të paligjshëm. Aksioni i sotëm është zhvilluar për shkak të dyshimeve të bazuara të kryerjes së aktiviteteve kriminale në rajone të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë: kontrabandim me mallra, vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, pastaj blerjen, pranimin apo fshehjen e sendeve të me kryerjen e veprës penale, si dhe vepra të tjera penale”, ka thënë ai.

Maloku bëri të ditur se si rezultat i aksionit të sotëm janë ndaluar gjithsej 22 persona, duke e çuar në 59 numrin e përgjithshëm të të ndaluarve për kontrabandën në Karaçevë.

“Deri më tani si rezultat i aksionit të sotëm janë ndaluar gjithsej 22 persona për 48 orë të ciëlt dyshohen që janë të përfshirë në këto aktivitete kriminale. Ndaj këtyre personave të dyshuar brenda afatit ligjor do të kërkohen masa për sigurimin e të pandehurëve nga gjykata kompetente në Gjilan. Ndërsa gjithsej numri i personave të ndaluar që nga fillimi i këtij aksioni ka shkuar në 59 të dyshuar. Lidhur me rastin do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore’, ka thënë ai.

Major i Policisë së Kosovës, Zejnullah Surdulli, tha se së bashku me institucionet tjera relevante kanë zhvilluar urdhër kontroll në 11 lokacione që lidhen me subjekte ekonomike dhe 17 lokacione që lidhen me persona fizikë.

Ai tha se gjatë këtij aksioni të sinkronizuar janë siguruar prova shtesë që do të shërbejnë në procedurën e mëtejmë penale.

“Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të gjedheve, armëve, sendeve, artikujve të dëmshëm ushqimor dhe mjeteve që kanë shërbyer për kryerjen e veprave penale të potencuar tanimë. Deri më tani çdo gjë ka rrjedhur sipas planifikimeve paraprake që i kemi pasur. Aktivitetet policore janë në progres edhe në këto momente derisa ne jemi para jush. Pas analizimit të materialeve nga tereni përmes zyrës për informim të Prokurorisë Themelore në Gjilan do të njoftoheni për detaje shtesë”, tha ai.

Në këtë konferencë u bë e ditur seoperacioni në lidhje në lidhje me rastin e Karaçevës do të vazhdojë edhe më tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera