Lajme

Arrestohen dy vajza në Prishtinë, dyshohen për mashtrim

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 28 October 2021

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht Njësia e hetimeve të stacionit të Podujevës, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me disa raste të mashtrimit.

Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e L.M, 29 vjeçare dhe B.H, 23 vjeçare, për të cilat dyshohet se janë të përfshira në rastet e mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.

Mbështetur në rezultatet e deritanishme të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet kanë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore.

-Advertisement-

“Të dyshuarat, duke përdorë rrjetet sociale,  përmes institucioneve për transfere parash, kanë përfituar shuma parash  duke i kërkuar ato emër të një personi tjetër  ( si huazim) nga persona të ndryshëm ( jashtë vendit). Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e vendbanimit të tyre, ku policia ka gjetë dhe sekuestruar, para të gatshme (2060 euro), të cilat dyshohet të jenë përvetsuar nga veprat në fjalë”, thuhet nga PK.

Aktualisht sipas policisë hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore, ndërkohë që me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera