Lajme

Arrestohen dy të dyshuar të mitur për vrasjen e 60 vjeçarit në Vitomiricë të Pejës

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 07 May 2021

Në fshatin Viomiricë të Pejë u vra një person i moshës 60 vjeçare.

Deri te vrasja erdhi pas një përleshje, transmeton Indeksonline.

Sipas zëdhënësit të policisë, Fadil Gashi, për këtë rast janë arrestuar dy persona të mitur dhe është konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

-Advertisement-

“Deri te kjo ngjarje tragjike erdhi pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur të dyshuarit dhe viktima, të cilët mes vete ishin fqinj”.

“Dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit dhe nesër pritet të dalin para gjyqtarit hetues, si dhe se hetimet janë në proces”, deklaroi Gashi për Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera