Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘falsifikim i parasë’

Autori: Gazeta inFokus
12:56 | 10 December 2022
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), të mbështetur edhe nga institucionet e tjera të zbatimit të ligjit dhe në koordinim me Prokurorinë
Themelore në Ferizaj, dje, më 09.12.2022, ka zhvilluar operacionin policor me qëllim të arrestimit të dy personave të dyshuar.
Arrestimi ka ardhur pas një pune operativ dhe hetimore, pasi policia kishte rënë në gjurmë të të dyshuarve dhe më pas dje ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve: B.S., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar) dhe M.I., (viti i lindjes 1986, mashkull Shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut).
Të dyshuarit ishin duke tentuar t’i vejnë në qarkullim një shumë të parave të falsifikuara me vlerë të përgjithshme prej 53100 (pesëdhjetë e tremijë e njëqind euro) si dhe 10000 (dhjetë mijë dollarë amerikan).
Gjatë këtij operacioni është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së dyshuarit shtetas kosovar. Gjatë operacionit policor, si prova materiale që do të përdoren në procedurë të mëtejme, janë sekuestruar:
700×50 € = 35000 €,
181×100 € =18100 €,
100×100 $ dollarë amerikan,
2 vetura dhe
3 telefona.
Të gjitha veprimet janë kryer me autorizimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizaj me vendimin e të cilit të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Të tjera
-
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NA...
-
“SHBA-të janë begatia e Zotit”, imami Maliqi pret në xhami ushtarët amerikanë
Në një takim të veçantë dhe përplot emocione, imami Labinot Maliqi ka pritur ...
-
Drejtori i CIA-s thotë se programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, thotë se agjencia e tij ka “inteligjencë të...
-
Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes
Trupi i një 25-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy ditë...
-
Kurti: Ngjyrat e Luginës nuk bëjnë kompromis me heshtjen, janë rrëfim i qëndresës përballë padrejtësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen solemne të ekspozit...
-
Trump: Ia ndaluam Serbisë që të niste ndonjë përplasje
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e kanë ndaluar Serbinë që të n...
-
Rutte: KFOR-i vazhdon të jetë në Kosovë, asgjë s’ka ndryshuar
Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë të mbajtur për media në kua...
-
Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, ka njoftuar se në rastin “Thaçi ...
-
“Krejt Prishtina e dinë që Urani ka me qenë”, Memli Krasniqi jep detaje për kandidatët për komuna: Agim Aliu, Shaqir Totaj, në Mitrovicë Arian Tahiri…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, konfirmoi ek...
-
Personi i zhdukur në Gorozhup gjendet i gjallë – Operacioni përfundon me sukses
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka bërë të ditur se operacioni ...
-
Hoxhaj: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, në Klan Ko...
-
“Jo më ‘masakra’ me 40 euro shezlloni për kosovarët”, Ndreu- Katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se çështja e shezll...