Lajme

Arrestohen dy serbë, kishin shkaktuar rrezik gjatë festimit të ‘Krishtlindjeve Ortodokse’ në Kllokot

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 12 January 2023

Dy serbë janë arrestuar sot pasi të njëjtit dyshohet se me datën 07.01.2023 në Kllokot rreth mesnatës me rastin e festimit të festës së ,,Krishtlindjeve Ortodokse’’ në Kllokot kanë shtënë me armë zjarri duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Policia ka njoftuar se i dyshuari i tretë po ashtu serb kosovar nuk është arrestuar ende dhe i njëjti është në kërkim policor.

Dy të arrestuarit janë A.S. (1992) dhe D.M.(1996).

-Advertisement-

“Me urdhëresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake nga kjo njësi është realizuar kontrollë në tri lokacione të ndryshme, ndërsa dy armë automatike AK47 të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë rast nuk është arritur që të gjenden aktualisht. Dy të dyshuarit e lartcekur pas shoqërimit në zyrat e Njësisë së Hetimeve Rajonale Gjilan janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore”,

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’, ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera