Lajme

Arrestohen dy punonjës të qendrës së azilit në Magure për kontrabandë me migrantë

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 21 August 2019

Pas hetimeve të zhvilluara nga Njësitë e Hetimeve të Policisë Kufitare janë arrestuar pesë persona për shkak se të njëjtit dyshohet që në mënyrë të vazhdueshme për përfitim material kanë kontrabanduar shtetas të ndryshëm nga Qendra për Azil në Magure në drejtim të Serbisë me qëllim të shkuarjes së tyre në vendet e BE-së, njofton Policia.

Dy nga të dyshuarit janë punëtorë të sigurimit në Qendrën e Azilit në Magure.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera