Lajme

Arrestohen dy persona te “kafet e vogla”, e rrahën një mashkull

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 21 January 2021

Janë arrestuar dy të dyshuar te kafet e vogla në Prishtinë, pasi ata kanë rrahur një mashkull, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani”, të mërkurën rreth orës 18:30.

“Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar për shërim shtëpiak, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera