Lajme

Arrestohen dy persona të cilët ishin në kërkim të Policisë

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 24 June 2019

Dy persona, të cilët ishin në kërkim të Policisë së Kosovës, janë arrestuar ditën e djeshme.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, ka arrestuar dy persona që ishte në kërkim të tyre.

Sipas njoftimit të policisë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata në ora 00:38,  të ditës së djeshme, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

-Advertisement-

Po ashtu, personi tjetër është arrestuar në ora 18:10, në Podujevë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

Ky person, sipas njoftimit të Policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në burgun e Smrekonicës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera