Lajme

Arrestohen dy persona, shesin produkte pa afat

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 15 November 2019

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në fshatin Rudarë të Zveçanit.

Kjo pasi ata kishin ndërruar afatet e skadimit në produkte dhe i kishin vendosur prapë në treg për shitje.

Policia në bashkëpunim me inspektorët e tregut në dy loakcione kanë gjetur dhe kanë konfiskuar produkte të ndryshme ushqimore me afat të skaduar, paisje laserike për ndërrim afati dhe një pistoletë.

-Advertisement-

Sipas policisë së Kosovës me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Njësitë policore së bashku me inspektorët e tregut në dy lokacione kanë gjetur dhe kanë konfiskuar produkte të ndryshme ushqimore me afat të skaduar, pajisje laserike për ndërrim afati dhe një pistoletë. Përveç këtyre janë konfiskuar dy vetura dhe tre telefona celularë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera