Lajme

Arrestohen dy persona për vjedhje në Han të Elezit

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 24 March 2022

Dy persona nga Hani i Elezit janë arrestuar gjatë të mërkurës për shkak se dyshohen për vjedhje, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, personat e dyshuar kanë vjedhur rreth 150 metra kabllo elektrike, katër bateri, 20 hekura, si dhe rreth 200 litra naftë në vlerë rreth 300 euro.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera