Lajme

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 24 June 2023
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për lëndim trupor në fshatin Nerodime të Epërme në Ferizaj.

Sipas policisë, I.N. 64-vjeçar dhe B.N., 35-vjeçar dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime trupore Sh.K., 35-vjjeçar.

Dy të dyshuarit janë arrestuar pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Ferizaj

Sot,  rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt është një rast lëndimit trupor.

Policët e rendit i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes . Nga hetimet e para është mësuar se të dyshuarit I.N (M/K) i moshës 64 vjeçar dhe B.N (M/K) i moshës 40 vjeçar,  pas një zënke i kanë shkaktuar lëndime trupore personit tjetër SH.K ( M/K) i moshës 35 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera