Lajme

Arrestohen dy persona për kontrabandë mallrash nga Maqedonia veriore

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 29 September 2022

Të mërkurën gjatë mëngjesit policia ka ndaluar dy persona pasi që në veturën e tyre kishte mallra të kontrabanduara, shkruan Gazeta Infokus.

Të ndaluarit nga Kosova në automjet ju gjetën mallra komerciale të ndryshme të cilat i kishin sjellë nga Maqedonia.

‘’Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në automjetin e tyre janë gjetur mallra të ndryshme komerciale të kontrabanduara nga R. e Maqedonisë Veriore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa mallrat e kontrabanduara janë dërguar në terminal doganor’’, raportoi policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera