Lajme

Arrestohen dy persona për dhunimin e një të miture në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 14 October 2023

Janë arrestuar dy persona, një grua dhe një burrë për dhunimin e një të miture në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se e mitura ishte abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme.

“Me datën 13.10.2023 rreth orës 09:00 viktima, femër (fëmijë), gjatë dëgjimit policor në prezencën e akterëve të nevojshëm ka treguar se ishte abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme”.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull të moshës madhore, mbi dyshimin se janë të përfshirë në rast. Veprimet e nevojshme hetimore janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe “Dhunim”, thuhet në konfirmim, Klankosova.tv.

Ndërkaq, raportimet bëjnë të ditur se vajza e cila dyshohet se është dhunuar është e moshës 10-vjeçare.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera