Lajme

Arrestohen dy persona për 400 kilogramë kokainë të kapur në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 23 September 2022

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në vazhdim të hetimeve për rastin që ka të bëjë me sekuestrimin e 400 kilogramëve të substancave narkotike të llojit kokainë, sot (23.09.2022) ka realizuar bastisje në dy lokacione, me ç’rast ka arrestuar dhe ndaluar dy persona me inicialet H.SH dhe N.M.

Sipas prokurorisë, të dy të arrestuarit janë shtetas të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ata janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale, si në vijim: pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe për veprat penale të kryera në bashkëkryerje, pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare dhe frikësimi gjatë procedurës penale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera