Arrestohen dy persona në magjistralen Klinë-Mitrovicë, iu gjetën mbi 4 kilogramë drogë

Autori: Gazeta inFokus
09:46 | 05 March 2023
Janë arrestuar dy persona në magjistralen Klinë-Mitrovicë, pasi u janë gjetur mbi 4 kilogramë drogë.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh, në një çantë të madhe është gjetur një qese e zezë, brenda së cilës u gjetën 4.71 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
“Pas hetimeve intensive disa javore dhe punës operative në teren, dje me datë 04.03.2023, rreth orës 21:45, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njësia në Mitrovicë Jug, të asistuar nga njësitet tjera dhe ato për reagim të shpejtë, nën dyshimin për posedim të substancave të dyshuara narkotike, në Magjistralen Klinë – Mitrovicë kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit Mercedes, ngjyrë hiri me targa vendore në të cilin ndodheshin dy persona meshkuj kosovar”.
“Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur, në bagazh, në një çantë të madhe është gjetur një qese e zezë, brenda së cilës u gjeten (4710) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Është kontaktuar prokurori përgjegjës i rastit, i cili ka lëshuar vendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve nën dyshimin e arsyeshëm se ata kanë kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia bën të ditur se lidhur me rastin janë sekuestruar dëshmitë/provat e cekura në vijim :
-Një qese e madhe me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë totale 4710 gram.
-Një automjet Mercedes ngjyrë hiri me targa vendore.
-Dy telefona celular.

Të tjera
-
Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiq: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë
Beogradi po përgatitet për një protestë të re të shtunën, e cila pritet të je...
-
“Kosova është Serbi”- E tmerrshme: shikoni si serbët ngjallin urrejte në festën e Vidovdanit
Policia e Kosovës ka njoftuar se manifestimet e Vidovdanit në Gazimestan dhe ...
-
Shpërthen zja*rri në një hapësirë të autopjesëve në Maxhunaj të Vushtrrisë
Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë në një hapës...
-
IKShPK tregon si të mbroheni nga dielli
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se çdo vit rrez...
-
Arifi: Kushtetuesja u dha instruksione partive se si duhet të procedohet tutje
Analisti politik Avni Arifi vlerëson si të mirëpritur iniciativën e kryeminis...
-
Tryezë e rrumbullakët – pamje brenda takimit të Kurtit me partitë
Kanë dalur pamjet e para brenda takimit i cili po mbahet në mes të përfaqësue...
-
Pas Kurtit edhe Limaj shihet në Kuvend, s’deklarohet para takimit
Përveç Albin Kurtit, edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj është parë duk...
-
Nis takimi – të gjitha partitë i përgjigjen ftesës së deputetit Kurti pas aktgjykimit të Kushtetueses
Ka nisur takimi i thirrur nga ish-kryeministri, Albin Kurti, tashmë në cilësi...
-
Kurti flet para takimit me liderët e partive: Të shohim kush po vjen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë. ...
-
Vidovdani – Policia njofton për 17 persona të arrestuar, 11 janë duke u intervistuar, 1 është dërguar në mbajtje
Policia e Kosovës, ka njoftuar se 17 persona janë shoqëruar në polici gjatë m...
-
Arrestohen dy persona për trafikim dhe kultivim të narko*tikëve në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar për shkak se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në t...
-
Policia deklarohet për aksidentin në Kopiliq të Skenderajt
Një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq të Skenderajt la të lëndu...