Lajme

Arrestohen dy persona në Istog

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 18 April 2019

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në fshatin Llukavc i Thatë i Istogut, të cilët dyshohen se kanë rrahur katër persona të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit i përkasin komunitetit egjiptian.

Më poshtë njoftimi i policisë:

-Advertisement-

Me datën 16 prill 2019, Policia e Stacionit Policor në Istog është informuar se është një përleshje fizike në fshatin Llukavc i Thatë në Istog.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast është bërë edhe arrestimi i dy të dyshuarve:

  1. H. lindur me 1992 m/k/egjiptian
  2. H. lindur me 1986 m/k/egjiptian

Si pasojë e këtij rasti lëndime të lehta trupore kanë pësuar 4 (katër) persona, 3 (tre) nga këta janë të nacionalitetit serb/kosovarë, ndërsa 1 (një) i nacionalitetit egjiptian/kosovar.

Të lënduarit me autoambulancë janë dërguar në QMF- Istog dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tyre është stabile.

Hetuesit e Stacionit Policor në Istog kanë intervistuar viktimat dhe të dyshuarit, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeTë dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48- orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera