Lajme

Arrestohen dy mjekë në Tiranë, merrnin ryshfet

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 03 February 2023

Një mjek dhe një specialist teknik për bërjen e skanerit janë arrestuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mësohet se mjekët janë prangosur për shkak se merrnin para për të ofruar bërjen e skanerit për pacientët.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

-Advertisement-

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim konstatimin e rasteve të korrupsionit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skaneri”.

Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit: N. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, me profesion mjek; A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, me profesion teknik imazherie.

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera