Lajme

Arrestohen dy kosovarë në Muriqan, tentuan të kalonin kufirin me kanabis

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 13 May 2023

Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në Muriqan pasi tentuan të kalojnë kufirin me lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve, të dy 19-vjeçarëveiu është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

-Advertisement-

Tentuan të kalonin kufirin me sasi të lëndëve narkotike (cannabis sativa), arrestohen 2 të rinj nga Kosova në Muriqan.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasit me iniciale N. K. dhe D. M., të dy të moshës 19-vjeçar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara, në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe evidentimin e paligjshmërive në kufi, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasit N. K. dhe D. M., të cilët lëviznin me automjetin tip “Volkswagen”.

Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit N. K. dhe D. M., të dy 19 vjeç dhe banues në Prizren, si dhe sekuestruan sasinë e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera