Lajme

Arrestohen dy hakerët e Prishtinës që po vidhnin kartelat bankare

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 08 May 2020

Të enjten janë arrestuar dy persona në Prishtinë pasi të njëjtit kanë kryer vepër penale, keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit si dhe hyrje në sistemin kompjuterik.

Dyshohet se personat në fjalë përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të dhëna përfshirë kartelat bankare, e-mail adresat dhe fjalëkalime.

“Në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë blerë online  mallra të ndryshme. Në cilësinë e provave janë sekuestruar: Tre kompjuterë llaptope, një shtëpizë kompjuteri, një hard-disk, tre usb memorie, dy telefona mobil , kartela të ndryshme krediti, mallra të blera, dokumentacion relevant që dëshmojnë blerjet dhe transaksione të parave”.

-Advertisement-

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera